BANKAT TONA PARTNERE
Për ta thjeshtësuar procesin, të gjithë mekanizmat financiare janë drejtuar nëpërmjet Bankave Partnere lokale, të cilat marrin mbështetje të vazhdueshme nga Konsulentët e Programit.
Kushtet e kreditimit vendosen nga Bankat Partnere dhe vendimi përfundimtar për financimin e një kompanie aplikuese bëhet vetëm nga Bankat Partnere. BERZH, BE dhe Konsulentët e Projektit nuk kanë asnjë ndikim në këtë vendim.
Konsulenti i Projektit është përgjegjës për vlerësimin teknik të projekteve të investimit dhe, së bashku me Konsulentin e Verifikimit, për të vendosur dhe të shqyrtuar vlerat e grantit. Bankat Partnere do t’u paguajnë grantet pronarëve të projekteve të kompletuara dhe verifikuara me sukses. Megjithatë, Bankat nuk kanë ndikim në nivelin e granteve që jepen.
Aktualisht, bankat partnere në Shqipëri që marrin pjesë në Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Shqipëri janë:
Grupi OTP është një nga grupet bankare lider në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ju shërben më shumë se 19 milionë klientëve në 12 shtete me një gamë të gjerë produktesh financiare. Suksesi i tij unikat në Evropë i dedikohet po ashtu zyrave qendrore në rajon dhe histories 70 vjeçare: Grupi OTP kupton nevojat e konsumatorëve, është i hapur për inovacion dhe zhvillimi i tij përcaktohet nga operacione të parashikueshme dhe stabile. E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale.
Grupi OTP hyri në tregun bankar shqiptar zyrtarisht në vitin 2019 përmes një lajmërimi zyrtar me date 2 gusht 2018 nga Société Général i cili lajmëroi shitjen e aksioneve të tij nga Société Général Albania ndaj OTP Bank Albania.
OTP Bank Albania ka një rrjet degësh të pozicionuar strategjikisht dhe një rrjet bankomatesh të vendosur strategjikisht në të gjithë Shqipërinë. Rritja dhe zgjerimi i rrjetit të degëve ka ardhur paralelisht me rritjen e numrit të klientëve.
ProCredit Bank është pjesë e Grupit ProCredit, me seli në Frankfurt, Gjermani. Ne jemi një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit, që ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e vogla dhe te mesme si dhe për ata individë që kanë kapacitetin për të kursyer dhe që preferojnë të shërbehen përmes kanaleve elektronike bankare. Në veprimet tona, ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredinë konsumatore, përpiqemi të minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis dhe ofrojmë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve tanë si dhe të bazuara në një analize të përgjegjshme financiare.
Fokusi ynë është ofrimi i shërbimit cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.
Aksionaret tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi, por nuk janë të interesuar vetëm për maksimizimin afatshkurtër të fitimit. Ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin e punonjësve tanë, për të krijuar një mjedis pune të kënaqshëm dhe efikas, si edhe për të siguruar shërbim profesional dhe të përshtatshëm për klientët tanë.
© 2018-2022 European Bank for Reconstruction and Development. All rights reserved