Përgatitja për tu përafruar me Direktivat prioritare dhe rregulloret e BE-së mund të hapë një gamë të gjerë mundësish por mund të duket edhe shumë e komplikuar.
Për t’ju adresuar këtyre sfidave, BERZH ka tërhequr mbështetjen e Bashkimit Evropian për të financuar një ekip konsulentësh që të ndihmojnë kompanitë për të përcaktuar zgjidhjen optimale teknike dhe për të ofruar grante nxitëse që i lehtësojnë investimet e nevojshme për NVM-të.
Ndihma teknike u ofrohet NVM-ve pa pagesë, për t’i ndihmuar atyre të sigurohen që t’i përmbushin kërkesat.
Ekspertët mund t’i këshillojnë investitorët për zgjedhjet më të përshtatshme të pajisjeve.
Ekspertët gjithashtu mund të këshillojnë investitorët për mundësi të reja investimi, si dhe për mundësi për ISO dhe lloje të tjera të çertifikimit, të cilat do ta afrojnë biznesin e investitorit dhe proceset e tij edhe më pranë përputhjes me direktivat e BE-së.
Financimi i pajisjeve të dorës së dytë është i mundur nëse mbi një bazë të jashtëzakonshme që pajisjet u vlerësuan plotësisht nga ekipi ynë i ekspertëve dhe nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
Automjetet kanë të drejtë për një kredi dhe grant sipas Programit nëse:
Automjetet e vjetra nuk janë të pranueshme.
Kreditë dhe grantet nën Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Shqipëri janë në dispozicion vetëm përmes Bankave Partnere.
Projekti duhet të implementohet në Shqipëri. Projekti duhet të jetë në përputhje me të gjitha legjislacionin kombëtar të zbatueshëm mjedisor, shoqëror dhe legjislacionin shëndetësor dhe të sigurisë si dhe rregulloret dhe standardet e punësimit në fuqi në vend, si dhe çdo detyrim përkatës të këshillimit publik në fuqi në vend.
Po, të gjitha NVM-të dhe sipërmarrësit mund të aplikojnë. Kompanitë me më shumë se 249 të punësuar nuk kanë të drejtë aplikimi. Por nuk ka kufi më të ulët.
Pasi projekti të implementohet plotësisht, mund të aplikoni për verifikimin e projektit. Sapo të verifikohet me sukses projekti, Bankat partnere do të kërkojnë pagesën e grantit nga BERZH dhe do të transferojnë grantin në llogarinë tuaj menjëherë pasi ta kenë pranuar.
© 2018-2022 European Bank for Reconstruction and Development. All rights reserved