Bankat tona Partnere
Për ta thjeshtësuar procesin, të gjithë mekanizmat financiare janë drejtuar nëpërmjet Bankave Partnere lokale, të cilat marrin mbështetje të vazhdueshme nga Konsulentët e Programit.
Kushtet e kreditimit vendosen nga Bankat Partnere dhe vendimi përfundimtar për financimin e një kompanie aplikuese bëhet vetëm nga Bankat Partnere. BERZH, BE dhe Konsulentët e Projektit nuk kanë asnjë ndikim në këtë vendim.
Konsulenti i Projektit është përgjegjës për vlerësimin teknik të projekteve të investimit dhe, së bashku me Konsulentin e Verifikimit, për të vendosur dhe të shqyrtuar vlerat e grantit. Bankat Partnere do t’u paguajnë grantet pronarëve të projekteve të kompletuara dhe verifikuara me sukses. Megjithatë, Bankat nuk kanë ndikim në nivelin e granteve që jepen.
Aktualisht, bankat partnere në Kosovë që marrin pjesë në Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë janë:
ProCredit Bank është një bankë komerciale e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbime të shkëlqyera të konsumatorëve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për individët privatë të cilët kanë kapacitet për të kursyer dhe që preferojnë të bëjnë bankimin e tyre nëpërmjet kanaleve elektronike. Në veprimtarinë tonë ne i përmbahemi një numri parimesh themelore: Ne e vlerësojmë transparencën në komunikimin tonë me klientët tanë, ne nuk promovojmë kreditimin e konsumatorit, përpiqemi të minimizojmë gjurmët tona ekologjike dhe ofrojmë shërbime të bazuara në të kuptuarit e çdo situate të klientit dhe në analizën e shëndoshë financiare.
Ne fokusohemi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pasi jemi të bindur se këto biznese krijojnë vende pune dhe japin një kontribut jetik për ekonomitë në të cilat ato veprojnë. Duke ofruar lehtësira të thjeshta dhe të arritshme për depozita dhe shërbime bankare në internet dhe duke investuar në edukimin financiar, synojmë të promovojmë një kulturë të kursimit dhe përgjegjësisë financiare midis klientëve të biznesit si dhe individëve privat.
Aksionarët tanë presin një kthim të qëndrueshëm mbi investimet në afat të gjatë, në vend që të përqendrohen në maksimizimin e fitimit afatshkurtër. Ne investojmë gjerësisht në trajnimin dhe zhvillimin e stafit tonë për të krijuar një atmosferë pune të hapur dhe efikase dhe për të ofruar shërbim miqësor dhe kompetent për klientët tanë. Për më shumë informacion, vizitoni www.procreditbank-kos.com
BPB u krijua në Kosovë në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare komerciale, me fokus në NVM dhe shitësit me pakicë. BERZH ka aksione prej 10 për qind në bankë që nga viti 2011, me shumicën e aksioneve të zotëruara nga biznesmenë kosovarë dhe 4.6 për qind nga Banka di Cividale. Gjatë periudhës së fundit BPB ka ndërmarrë një ndryshim serioz në strategjinë e cila rezultoi shumë efikase dhe e suksesshme në drejtim të zhvillimit në shumë raporte të ndryshme.
Mjetet financiare u rritën nga 163 milionë në vitin 2016 në 255 milionë në vitin 2018, ndërsa portofoli i kredisë është rritur nga 107 milionë në 163 milionë në dy vitet e fundit. Banka ka një gamë të gjerë të rrjetit të degëve të përbërë nga 27 degë dhe 37 bankomatë të modeleve të fundit të pajisura me të gjitha funksionet, duke përfshirë depozitat në para. BPB shërben rreth 50,000 klientë aktiv për të cilët ka prezantuar edhe platformat e reja E dhe M-banking. Duke marrë në konsideratë të gjitha zhvillimet pozitive të bankës, në vitin 2018 u shpall si banka më e mirë në Kosovë e vitit 2018 nga The Banker.
Banka Raiffeisen në Kosovë klientëve të saj u ofron një gamë të kompletuar të shërbimeve bankare. Për të qenë më afër, kemi ngritur rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe kemi avansuar shërbimet digjitale për të pasur bankën afër gjithmonë.
Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002 duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Banka u riemërtua si Banka Raiffeisen në Kosovë. RBI ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investuese për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare, një rrjet të gjerë të njësive bankare dhe lizing në Europën Qëndrore dhe Lindore për korporata dhe retail. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga shumë kompani të shërbimeve financiare, për shembull në fushën e leasing, menaxhimit të aseteve si dhe në fushën e blerjeve dhe shkrirjeve.
Sipas bilancit të gjendjes të datës 31 dhjetor 2020, asetet e përgjithshme të Bankës Raiffeisen në Kosovë ishin 1,116 milionë Euro, depozitat e klientëve 916 milionë Euro, ndërsa portofoli i kredive ishte 709 milionë Euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 63 milionë Euro.
Banka Raiffeisen ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të korporatave. Që nga fillimi i punës së saj në Kosovë, Raiffeisen Bank është shumë e suksesshme duke përkrahur zhvillimin e të gjitha segmenteve me produkte të ndryshme, duke përfshirë kreditë dhe depozitat.
Raiffeisen Banka është e përkushtuar ndaj bankingut të përgjegjshëm, për një të ardhme të qëndrueshme. Për këtë arsye ne jemi Banka e parë Austriake që kemi nënshkruar Parimet e KB për Bankat e Përgjegjshme. Si Bankë e përgjegjshme, ne përkrahim klientët tanë në Austri dhe në rajonin e Evropës Qendrore Lindore me produkte dhe sherbime financare të qëndrueshme.
Për të përkrahur aktivitetet tona të biznesit dhe për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë për klientët tanë përmes teknologjisë më të re, ne kemi vazhduar të investojmë në Teknologji informative dhe operacione. Si vlerësim për këtë, banka jonë arriti të bëhet kompania e parë në rajon e certifikuar për ISO 20000 nga Registered Quality Assurance (LRQA)
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. u themelua më 17 Mars të vitit 2008 me seli në Prishtinë. Veprimtaria kryesore e kompanisë është ofrimi i Lizingut financiar për asete të luajtshme dhe të paluajtshme. Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. është anëtare e njërit nga grupet aktive financiare më të njohura në tregun e Europës së Mesme dhe Lindore. Veprimtaria e operimit të lizingut financiar është e rregulluar me Ligjin për Lizing me nr. 03/L-103, e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. është kompania e parë e licencuar për zhvillimin e aktivitetit të ofrimit të Lizingut Financiar në Kosovë.
Përgjate këtyre viteve të operimit, Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. ka ndërtuar pozite të lartë në tregun e Kosovës, duke e bërë që të jetë kompani lidere në ofrimin e produkteve të lizingut për klientët në të gjithë territorin e Kosovës.
Zyrja Qendrore gjendet në Prishtinë, ndërsa jemi të pranishmë me degë edhe në Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë.
Raiffeisen Leasing Kosovo L.L.C. plotëson nevojat e klientëve si më poshtë: