Procesi i aplikimit

Si të Aplikoni

Procesi i aplikimit përmban hapat e listuar më poshtë. Ju lutemi ndjehuni të lirë për të kërkuar ndihmë prej ekipit tonë teknik gjatë çfarëdo kohe në proces të aplikimit:

    • Dorëzo formën e kompletuar të aplikacionit tek një prej Bankave tona Partnere.
    • Banka Partnere do të përcjell të gjitha dokumentet relevante tek ekspertët teknik për vlerësim. Ekspertët teknik do të ndërmarrin një vlerësim fillestar të përputhshmërisë, përderisa Banka Partnere do të vlerësoj statusin tuaj kreditor.
    • Nëse vlerësimet teknike dhe financiare janë pozitive, do të ju kërkohet të nënshkruani një “Letër të Dakordimit”
    • Ekipi ynë teknik do të filloj të përgatis Planin e Investimit (PI) së bashku me juve dhe do të përcaktojë nevojat konkrete të investimit që të arrihet përmbushja e Direktivave të BE-së. Ekipi ynë teknik do të zhvillojë PI dhe Orarin e Bazuar në Aktivitete (OBA) për projektin tuaj, duke konfirmuar përputhshmërinë e projektit tuaj, duke përcaktuar vlerën e grantit dhe parametrat/kushtet për arritjen e përputhshmërisë në fund të projektit. Raporti i PI-së do t’i dërgohet Bankës Partnere të përzgjedhur nga ju, e cila do të negociojë ofertën kreditore së bashku me ju.
    • Kur të keni implementuar plotësisht projektin tuaj, dorëzoni dokumentet vijuese tek Banka Partnere:
    • Lista e plotësuar CVR (kjo është pjesë e Planit të Investimit)
      • Faturat
      • Dëshmi të pagesave
      • Çertifikata e pranimit (nëse është e aplikueshme)
      • Kërkesa e grantit” e kompletuar
      • Konsulenti i Verifikimit të këtij Programi do të shqyrtojë implementimin e projektit sipas parametrave të specifikuar në PI, duke vlerësuar plotësimin dhe përfundimin e projektit të investimit dhe do të konfirmoj përputhjen me planin fillestar në Planin e Investimit tek Banka Partnere.
      • Banka Partnere do të transferojë grantin në llogarinë tuaj bankare