Përzgjedhja e teknologjisë

Qasja standarde

Selektori i Teknologjisë është një listë e teknologjive dhe materialeve me performancë të lartë që janë vlerësuar dhe para-miratuar si të pranueshme për financim në kuadër të Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë.

Pajisjet dhe materialet e para-miratuara përmbushin Direktivat Prioritare të BE-së dhe në shumë raste përmbushin ose tejkalojnë kërkesat minimale të performancës së energjisë dhe performojnë më shumë se praktikat aktuale të tregut që rezultojnë me përfitime të qarta dhe përmirësime mjedisore.

Lista përditësohet rregullisht për të përfshirë teknologjitë, materialet dhe furnizues të ri.

Pajisjet tuaja të preferuara nuk janë të përfshira në Selektorin e Teknologjisë? Nuk ka problem! Kontaktoni Konsulentët e Projektit me detajet e pajisjeve që dëshironi t’i blini. Ekipi ynë i ekspertëve do të vlerësojë teknologjinë dhe, nëse i përmbush kriteret, do të përfshihet në Selektorin e Teknologjisë.

Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.