Toni Compani SHPK është një kompani me renome në sektorin e ndërtimeve në Kosovë. Kompania merret me prodhimin, transportin dhe pompimin e betonit të gatshëm për qëllime ndërtimi. Filozofia e kompanisë bazohet në përkushtimin e saj për të ofruar gjithmonë produkte me cilësi të lartë, si dhe të bëjë përmirësime të vazhdueshme të cilësisë. Kjo arrihet përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji moderne.
Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, kompania investoi në blerjen e e makinës së re të pompimit të betonit e cila ofron kontroll të stabilitetit të betonit dhe përmirëson kushtet e shëndetit dhe të sigurisë së punëtorëve.
Pompa e re gjithashtu rrit produktivitetin e punës, pasi mund të ngrejë betonin në një lartësi deri më 58m, e cila është më e lartë se pompat e tjera që aktualisht përdoren nga kompania për dorëzimin e betonit që posedon. Për më tepër, pompa e re është më efiçiente ndaj karburantit në krahasim me ato të vjetrat, duke rezultuar në përfitime financiare nga kursimi i energjisë dhe gjithashtu zvogëlon prodhimin e CO2 të kompanisë.
Toni Compani SHPK fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian. Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 390,000 | |
Vlera e grantit | € 58,500 | |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Rregullorja e emetimeve të CO2 dhe konsumin e karburantit të automjeteve të rënda, rregullorja mbi makineritë | |
Investuar në | Makinë të re të pompimit të betonit | |
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura | 621 MWh/ në vit166 tCO2/ në vit | |