Spitali Royal Imaging Center sh.p.k është themeluar në prill të vitit 2019 me qëllim që të ofrojë shërbime medicinale me cilësi të lartë për pacientët në Kosovë. Fokusi kryesor i klinikës së re është në problemet shëndetësore ortopedike dhe neurokirurgjike.
Spitali i ri operon në një zonë me 382 m2 në fshatin Preoc, Graçanicë, 5 km larg nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Investimi fokusohet në pajisje medicinale të kategorisë së re, të cilat luajnë rol kyç në diagnostikimin e shumë problemeve shëndetësore.
Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, kompania investoi në Rezonancë magnetike (MAGNETOM ESSENZA Tim + Dot sisitem), Tomografi të kompjuterizuar, SOMATOM GO NOW, DEXA (densitometria e kockave – INUS D DXA dhe Ultratinguj diagnostikues (ACUSON NX3 ELITE).
Përveç sigurimit të shërbimeve mjekësore dhe diagnostikuese me cilësi të lartë për pacientët, pajisjet e reja gjithashtu ofrojnë siguri të nivelit të lartë për stafin në klinikë, mundësojnë fleksibilitet të plotë në vendin e punës duke e mbajtur stafin të sigurt nga rrezatimi në mënyrë të përkryer.
The Royal Imaging Center fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 300,000 |
Vlera e grantit | € 45,000 |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Rregullore mbi standardet e sigurisë kundër ekspozimit nga rrezatimi, pajisjet mjekësore dhe pajtueshmërinë elektromagnetike |
Investuar në | Rezonancë magnetike e kompjuterizuar TomografiDEXA / densitometria e kockaveUltratinguj diagnostikues |