“Metal Export” Sh.P.K. u rrit nga një punishte e vogël metalesh, e drejtuar nga dy persona, në një kompani serioze me 30 punonjës në vetëm 6 vjet. Gama e aftësive në kompani përfshin operatorë makinerish, inxhinierë, specialistë ndërtimi dhe arkitektë. E vendosur në një zonë gjysmë rurale në Kosovë, kompania prodhon konstruksione metalike për industrinë e ndërtimit, profile të llamarinës, tuba metalikë, ulluqe shiu dhe dalje në rast zjarri.
I njohur si furnizues i produkteve cilësore, Metal Export i shet mallrat e veta në Kosovë por edhe eksporton në vendet fqinje dhe në BE.
Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, kompania bleu dhe instaloi një makineri të re me cilindra rrotulluese.
Me këtë investim, kompania rriti kapacitetin e saj prodhues për t’u shërbyer tregjeve të saj në zgjerim, shitjeve, për ta përmirësuar cilësinë e produktit përfundimtar dhe, me një rritje të vazhdueshme të fitimeve, përmirësoi edhe pozicionimin e saj konkurrent në treg. Të gjitha këto efekte pozitive kishin përmirësuar edhe aktivitetet eksportuese të kompanisë.
Pajisjet e reja funksionojnë në mënyrë më efiçiente, duke konsumuar më pak energji për njësi prodhimi se e vjetra dhe, për shkak të kontrolleve të automatizuara, rezulton në më pak gabime dhe më pak humbje.
Karakteristikat e automatizimit të makinës së re, së bashku me trajnimin e duhur të ofruar nga furnizuesi, do të ulin ndjeshëm rrezikun e lëndimeve për punëtorët dhe do të ofrojnë mbrojtje të plotë për operatorët e makinës. Ekzaminimi i mjedisit të punës dhe instalimeve, pas instalimit të pajisjeve të reja, rezultoi në një përmirësim të përgjithshëm të shëndetit dhe sigurisë në punë për punëtorët.
Me këtë investim, kompania tani përmbush një shumëllojshmëri të gjerë të standardeve evropiane, duke përfshirë:
Loan Amount | € 250,000 | ||
Grant amount | € 37,500 | ||
EU Directives met | Directives on machinery and electrical equipment | ||
Invested in | New Roller Conveyor Shot Blasting Machine | ||
Energy Savings and GHG reduction | 188.01 MWh/year 65.13 t CO2/year |