Liria Shpk është një biznes familjar i themeluar në fillimet e viteve ’90 dhe në vitin 2016 ndryshoi status në një kompani me përgjegjësi të kufizuar. Biznesi themelor i kompanisë është shitja me pakicë, tenderimi publik dhe prokurimi i një larmie të gjerë të materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve.
Për të akomoduar biznesin e saj në zgjerim, kompania vendosi të krijojë një ndërtesë të re tregtare me një salon (showroom) dhe depo më të madhe se sa ekzistueset. Kompania gjithashtu dëshiron të ulë konsumin e saj të energjisë dhe ndërtesa e re është e izoluar dhe e pajisur me teknologji moderne të ndërtimit duke përfshirë pompë nxehtësie për të siguruar ngrohje dhe ftohje.
Objekti i ri është i ndërtuar me materiale të izolimit termik me cilësi të lartë. Pompa e nxehtësisë e instaluar ka një kapacitet ftohës prej 15.5 kW me fuqi totale të energjisë 4.4 kW dhe EER 3.5 dhe gjithashtu kapacitet ngrohjeje prej 15 kW me input të përgjithshëm të energjisë 3.9 kW dhe COP 4.
Liria fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 200,000 |
Vlera e grantit | € 30,000 |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Rregullore mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, efiçiencën e energjisë, performanca energjetike e ndërtesave |
Investuar në | Izolimi i ndërtesësPompë nxehtësie |
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura | 5 MWh/ në vit2 tCO2/ në vit |