Mbështetja e NVM-ve për qasje në tregun e Bashkimit Evropian përmes konkurrueshmërisë së përmirësuar

Përmes kredive dhe granteve, Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Shqipëri ndihmon në ngritjen e konkurrueshmërisë dhe kapacitetit të NVM-ve në tregtinë e tyre me konsumatorët e BE-së si edhe në tregjet vendore duke lehtësuar implementimin e projekteve investuese të duhura.

Ndërtimi i NVM-ve fitimprurëse në Shqipëri

Çfarë është Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Shqipëri?

Perspektiva e anëtarësimit në BE shfaq shumë mundësi për NVM-të e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, progresi i adaptimit të acquis communautaire  përfshin ndryshime të rëndësishme rregullative, duke shtuar nevojën për investime në mënyrë që ndërmarrjet të përshtaten me standardet e reja. Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në  Shqipëri është zhvilluar për të ndihmuar NVM-të të plotësojnë rregullat e reja dhe të kuptojnë kërkesat për përmirësim në fushën e mbrojtjes së ambientit, mirëqenies dhe sigurisë në punë dhe kualitetit dhe sigurisë së produktit.

Programi i ri ofron kredi nga BERZH përmes bankave lokale partnere të kombinuara me një grant prej 15% të financuar nga fondet IPA të BE-së. Në kuadër të Programit ofrohet po ashtu edhe asistencë teknike që ju mundëson NVM-ve të optimizojnë nevojat investive për të arritur përpuethshmëri me Direktivat Prioritare të BE-së. Direktivat e BE-së mund të duken të vështira në shikim të parë. Sidoqoftë, shpesh një zgjidhje e thjeshtë mund të përmbushë kriterin, nganjëherë kërkohet një qasje më komplekse. Këshillat teknike falas, të siguruara nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, ndihmojnë NVM-të në Shqipëri të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të përmbushur direktivat e BE-së, të bëhen konkurruese në tregtinë e tyre me partnerët e BE-së dhe të rrisin përfitimin e tyre në shtëpi përmes produkteve dhe ofertave të cilësisë më të lartë.

ÇFARË KREDI JANË NË DISPOZICION?

Projektet mund të financohen me një ose shumë kredi me vlerë totale prej 1 milion EUR për kompani. Për t’i bërë investimet sa më të lehta, kompanitë mund të ndjekin dy prej qasjeve të ndryshme:

QASJA E KREDISË SË DIZAJNUAR BAZUAR NË NEVOJAT E NVM-VE:

Glühbirne-o4wk389y81tznxanba6sbqxcpejtp881yd9nyxcbuo

Qasja Standarde

Kjo është për projektet ku investimet synohen për pajisje standarde, të cilat nuk kërkojnë vlerësime të komplikuara. Pajisjet standarde përfshijnë teknologji si bojlerët, kompresorët, sistemet PV, traktorët, dhe shumë të tjera. Pajisja në fjalë është vlerësuar dhe është para-aprovuar për përshtatshmëri nga njëri prej inxhinierëve tanë ndërkombëtar.  Ju lutemi shikoni Selektorin e Teknologjisë për më shumë detaje.

zahnrad-1-o4wky1fi8k0c7sjjelmk1z19o2oy02jbiv2m9fnrwg

Qasja komplekse

Kjo është për projektet ku investimet synohen për projekte dhe pajisje të cilat kërkojnë vlerësime pak më të komplikuara. Projektet mund të financohen me një ose më shumë kredi me vlerë totale prej 1 milion EUR për kompani ose grup të kompanive. Projektet e investimit duhet ta përmirësojnë konkurrueshmërinë e kompanisë në çdo treg dhe të arrihet përmbushja e një ose më shumë Direktivave të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit, eficiencës energjetike, mbrojtjes në punë, sigurinë dhe kualitetin e produktit. Ekipi i ekspertëve ndërkombëtar do t’i qaset projektit dhe nëse ju dëshironi, do t’ju këshillojë në zgjedhje alternative të projektit që ta arrini qëllimin e dëshiruar.

PSE DUHET TA KONSIDERONI PROGRAMIN PËR MBËSHTETJEN E KONKURRUESHMËRISË SË NVM-VE NË SHQIPËRI

NA KONTAKTONI INFO.ALBANIA@WEB-SME-CSP.COM

PSE DUHET TA KONSIDERONI PROGRAMIN PËR MBËSHTETJEN E KONKURRUESHMËRISË SË NVM-VE PËR INVESTIMIN TUAJ:

GRANTI – Pas verifikimit të suksesshëm të projektit tuaj investues, ju e fitoni mundësinë për një rimbursim në formë granti në deri 15% – një mënyrë e mirë për të zvogëluar shpenzimet e financimit të investimit tuaj. Rimbursimi në formë granti financohet nga fondet IPA të BE-së.

KRITERE TË THJESHTA – Kreditë dhe grantet në Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Shqipëri janë në dispozicion për çfarëdo investimi i cili ndihmon kompaninë tuaj të përmbushë direktivat  e BE-së, duke rritur kështu potencialin tuaj të zgjerimit të tregut dhe të fitimeve.

PËRFITIMET E ZGJERIMIT TË EKSPORTIT TË BIZNESIT SI DHE TREGJEVE TUAJA NË SHTETIN TUAJ – Të gjitha investimet e pranueshme përmirësojnë kualitetin e produktit. Kjo ju mundëson të rrisni tregtinë e eksportit në Evropë, mirëpo kualiteti i përmirësuar ju përmirëson pozitën konkurruese në vend DHE jashtë vendit.

FITIME MË TË LARTA – Thjeshtë, të gjitha investimet e pranueshme mund të rezultojnë në zvogëlim të konsumit të energjisë dhe resurseve, duke ulur koston tuaj bazë dhe duke rritur avantazhin konkurrues si dhe mundësinë e fitimeve më të larta.

KONTRIBUIMI NË EKONOMINË E GJELBËR – Të gjitha investimet e përshtatshme zvogëlojnë ndotësit sic janë emetimet e gazrave të dëmshëm.

MBËSHTETJE FALAS NGA EKSPERTËT – Procedurat e kombinuara me asistencë teknike të ofruara nga ekipi ndërkombëtar i ekspertëve ju ndihmojnë të merrni rrugën e duhur drejt tregjeve të reja.

LAJMET E FUNDIT

RASTET E STUDIMIT

Success Stories

Success Stories are best practice examples of companies that have implemented projects under the programme. They clearly demonstrate the range of opportunities as well as the benefits that the investor can expect.

Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.