Liri NPT është një biznes privat i cili prodhon ëmbëlsira dhe biskota në qytetin e Prizrenit që nga viti 1985. Biznesi tradicional i familjes prodhon më shumë se 121 produkte individuale në kategoritë Turkish Delight, biskota, wafer, çokollatë, bonbone, Helva dhe karamele. Kompania sigurisht ka vazhduar me ndryshimet dhe zhvillimet gjatë 35 viteve të kaluara dhe tashmë është e çertifikuar për ISO 22000: 2005 dhe HACCP. Produktet e Liri eksportohen gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjermani, Zvicër, Suedi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Për të siguruar konkurrencën e saj të vazhdueshme në Kosovë dhe në tregjet ndërkombëtare ku eksporton, kompania vendosi të investojë në makineri të reja për disa nga produktet për të përmirësuar cilësinë dhe format duke zvogëluar mbeturinat dhe konsumin e energjisë. Përfitimet shtesë përfshijnë përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë si rezultat i një niveli më të lartë të automatizimit të punës.
Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, kompania investoi në tetë makina të reja prodhimi dhe paketimi.
Liri fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe po përfundon implementimin e projektit. Pas verifikimit të suksesshëm të projektit, kompania mund të fitojë grant në vlerë prej 15%, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 1,000,000 |
Vlera e grantit | € 150,000 |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Rregulloret për sigurinë e ushqimit, mbeturinave, varfërimin e shtresës së ozonit, eko dizajn dhe makineri |
Investuar në | Sallë e re e prodhimitMakineri prodhimi për 4 produkte të reja3 linja të reja paketimi |
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura | 112 MWh/ në vit39 tCO2/ në vit |