Kriteret e pranueshmërisë

KUSH DHE ÇKA MUND TË FINANCOHET

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Kompanitë e mëposhtme mund të aplikojnë për një kredi dhe grant nga Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë:

    • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërmarrjet, firmat, bizneset, pronarët individual, ose subjekte të tjera ligjore të formuara sipas ligjeve të Kosovës, ose individë të regjistruar si sipërmarrës ose të angazhuar në aktivitete ekonomike, në përputhje me ligjet e Kosovës.
    • Aplikuesi vepron kryesisht në Kosovë ose ka një vend fiks biznesi në Kosovë përmes të cilit kryhet tërësisht ose pjesërisht biznesi i tij.
    • Aplikanti ka më pak se 250 punëtorë dhe të ardhurat vjetore NUK janë mbi totalin prej 50 milion euro dhe/ose ka një bilanc vjetor që NUK e kalon shumën e barabartë me 43 milionë euro.
    • Biznesi i Aplikuesit NUK është në shumicë të pronësisë ose në kontrollim nga qeveria e Kosovës, ose nga një organ i qeverisjes vendore, ose nga ndonjë organ, agjension ose nën-degë politike, qeveritare apo administrative. Shërbimet publike, të cilat janë në shumicë të zotëruara ose të kontrolluara nga qeveria e Kosovës ose nga qeveritë lokale apo agjencitë qeveritare të Kosovës, nuk janë të ligjshëm për aplikim për kreditë. Për shmangien e dyshimit, përqindja e përgjithshme e pronësisë së Kredi-marruesit nga qeveria ose një entitet qeveritar, qoftë ligjor apo përfitues, i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, nuk mund të jetë më e madhe se 49% dhe qeveria dhe / ose çdo njësi qeveritare duhet të mos përfshihen drejtpërdrejt ose tërthorazi në menaxhimin e përditshëm të biznesit të aplikantit, ose të kenë kontroll mbi drejtimin e punëve të aplikantit.
    • Aplikuesi ka marrë të gjitha miratimet dhe lejet e nevojshme dhe është në përputhje me legjislacionin kombëtar mjedisor, social, shëndetësor dhe të sigurisë të Kosovës.
    • Aplikuesi NUK është i përfshirë në listën e BERZH-it të personave ose subjekteve të papranueshme për t’u dhënë një kontratë të financuar nga BERZH ose për financimin e BERZH-it.
    • Kompanitë, bizneset, personat ose subjektet e mëposhtme nuk mund të aplikojnë për kredi dhe grante në kuadër të Programit të Mbështetjes së Konkurrueshmërisë të NVM-ve në Kosovë:
    • kompanitë dhe bizneset e përfshira në prodhimin dhe/ose tregtinë e armëve ose pajisjeve ushtarake;
    • institucionet financiare ose kompanitë e shërbimeve financiare;
    • bizneset e sigurimeve;
    • kompanitë dhe bizneset e përfshira në prodhimin e duhanit apo pijeve alkoolike;
    • kompanitë dhe bizneset e përfshira në shitjen e duhanit apo pijeve alkoolike (përveç ku
    • shitja e duhanit ose pijeve alkoolike të forta është ndihmëse për aktivitetin primar të biznesit);
    • kazinot ose objekte të tjera të lojërave të fatit;
    • kompanitë dhe bizneset e përfshira në investimet spekulative në prona ose valuta ose ndonjë investim tjetër spekulativ;
    • kompanitë dhe bizneset e përfshira në investime në letra me vlerë të çfarëdo lloji, duke përfshirë investimet në kapitalin aksionar të kompanive të tjera;
    • bilo koje aktivnosti koje se pojavljuju na EBRD-ovoj Listi isključenih strana u pogledu zaštite okoliša i socijalnih pitanja (https://ebrdgeff.com/romania/wp-content/uploads/2017/03/Environmental_and_Social_Exclusion_and_Referral_Lists.pdf
    • pa miratimin paraprak me shkrim të BERZH, çdo aktivitet që shfaqet në listën treguese të projekteve të Kategorisë A të përfshira si Shtojca 2 e Politikës Mjedisore dhe Sociale të BERZH (data: prill 2019 – https://www.ebrd.com/news/publications/policies/environmental-and-social-policy-esp.html); projektet e tilla do të kërkohen t’i përmbushin Kërkesat e Performancës së BERZH-it.

CILAT PROJEKTE INVESTIVE PRANOHEN?

    • Projekti investues duhet të jetë financiarisht i zbatueshëm dhe të plotësojë kriteret e zakonshme të kreditimit të Bankës Partnere në përputhje me procedurat e tyre të zakonshme të vlerësimit të kredisë. Vendimi nëse do të jepet një kredi ose nuk jepet mbetet tek Bankat Partnere të Programit dhe as BERZH, as BE, as Konsulentët e Projektit nuk kanë ndonjë ndikim mbi vendimin.
    • Projekti është implementuar në Kosovë.
    • Ai është në përputhje me të gjitha legjislacionin e zbatueshëm kombëtar mjedisor, social, shëndetësor dhe të sigurisë dhe rregulloret dhe standardet e punësimit në fuqi në Kosovë, si dhe çdo detyrim përkatës për konsultimin me publikun, në fuqi në Kosovë.
    • Projekti investues nuk ka përfituar, ose nuk do të përfitojë, nga një grant tjetër.

Për të qenë i përshtatshëm për financim në kuadër të Programit, çdo projekt invesues do të përfshijë:

  • një investim në ambiente industriale, pajisje, softuerike, përmirësim të sistemeve të menaxhimit të ndërmarrjeve dhe përmirësim të përgjithshëm që është hartuar për të përmirësuar përputhshmërinë me një ose më shumë direktiva të BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe cilësinë dhe sigurinë e produktit, siç renditen në Direktivat e BE-së me prioritet, të zbatueshme për projektin përkatës të investues; ose me një direktivë të BE-së (përveç Direktivës së BE-së me Prioritet) të cilën ekipi ynë teknik ka konfirmuar se duhet t’i përputheni.

Përveç kësaj dhe aty ku është e rëndësishme, investimet mund të bëhen në teknologjitë me performancë të lartë që plotësojnë kriteret për teknologjitë e performancës së lartë. Ekipi ynë i ekspertëve do t’ju ofrojë udhëzime shtesë për optimizimin e zgjedhjeve të teknologjisë që kanë për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të projektit tuaj investues.

Përveç të lartëpërmendura, mund të aplikohen edhe këto kritere specifike:

Pajisje të Dorës së Dytë

Pajisjet e dorës së dytë janë vështirë të justifikueshme nëpërmjet Programit të Mbështetjes së Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, pasi që investimet në pajisje të dorës së dytë përfshijnë disa rreziqe.

Financimi i pajisjeve të dorës së dytë është i mundshëm nëse në kushte të jashtëzakonshme pajisja është vlerësuar tërësisht nga Konsulentët e Projektit dhe nëse kushtet në vijim plotësohen:

    • Pajisjet janë riparuar plotësisht nga prodhuesi ose një qendër e autorizuar
    • Pajisja ka një garanci prej së paku 6 muajsh të lëshuar nga kompania për rindërtim
    • Dëshmohet paanësia e kostos së investimit në krahasim me pajisjet e reja

Automjetet

Automjetet e reja janë të pranueshme për kredi dhe grant përmes Programit nëse:

    • përdoren vetëm për qëllime biznesore
    • zëvendësojnë automjete të vjetra (dëshmia e mos-operimit të automjetit të vjetër duhet të sigurohet)

plotëson standardet e parapara të BE-së.

Kriteret e detajuara të mëposhtme ekzistojnë për llojet e ndryshme të automjeteve, përveç kritereve të lartpërmendura:

    • Taxi: Automjetet duhet të jenë vetura hibride
    • Kamionet: së paku plotësojnë normën Euro 6;
    • Furgonat: së paku plotësojnë normën Euro 6, të regjistruar me ligjet lokale për transportimit e mallrave për qëllime komerciale dhe rreptësisht për biznes

Autobusët: së paku plotësojnë normën Euro 6, në linjë me biznesin e kompanisë (transport të pasagjerëve)

Automjetet e dorës së dytë nuk pranohen.

Lokalet industriale

Blerja e lokaleve industriale dhe renovimi i lokaleve në vete pranohet për financim në rast se investimi rrit:

    • Shëndetin dhe sigurinë në punë
    • Mbrojtjen e ambientit
    • Sigurinë dhe kualitetin e produktit
    • Eficiencën e energjisë

në përputhje me Direktivat e BE-së sikurse parashihet në ligjet lokale.

Renovimi i ndërtesave ekzistuese apo ndërtimi i objekteve të reja po ashtu pranohet, nëse plotësohen qëllimet dhe kriteret e njejta sikurse përshkruhen më lartë

Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.