Sustainable Convenience
“Nori Group” Sh.P.K. është themeluar në vitin 2022 dhe është furnizuesi kryesor i gotave prej letre për shitës të ndryshëm në Kosovë, si Viva Fresh Store, ETC, Meridian, Interex dhe të tjerë.
Duke u mbështetur në suksesin e saj të ri, por thelbësor, kompania u përgatit për zgjerim në tregjet e eksportit, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke investuar në zgjerimin e prodhimit të saj. Makineritë e reja përmirësojnë gamën e përgjithshme të produkteve në një larmi më të madhe në madhësi gote letre, cilësinë e produktit dhe gjithashtu përmirësojnë sigurinë dhe efikasitetin e procesit të prodhimit.
Procesi i prodhimit përbëhet nga tre makineri kyçe për formimin e gotave të letrës, printimin dhe prerjen.
Niveli më i lartë i automatizimit e ka ulur shkallën e ndërhyrjes manuale në ushqimin dhe paketimin e materialit, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve. Efikasiteti i procesit është dukshëm më i lartë me makinën e re, duke rezultuar në një raport të efiçiencës së energjisë prej 30%. Makina e re është gjithashtu më efikase për sa i përket lëndëve të para, duke minimizuar sasinë e mbetjeve të letrës. Duke përmirësuar më tej qasjen e reduktimit të mbetjeve, ajo pak skrap letre që prodhohet nga makina shitet për reciklim.
Me këtë investim, kompania tani përmbush një shumëllojshmëri të gjerë të standardeve evropiane, duke përfshirë:
- Direktiva 2014/35/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 17 maj 2006 mbi makineritë dhe ndryshimin e Direktivës 95/16/EC
- Direktiva 2008/98 KE e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 19 nëntor 2008 mbi mbetjet dhe shfuqizimin e disa direktivave
- Rregullorja e Komisionit (EC) Nr. 2023/2006 e datës 22 dhjetor 2006 mbi praktikën e mirë të prodhimit për materialet dhe artikujt që synojnë të vijnë në kontakt me ushqimin
Shuma e huasët | € 200,000 | ||
Shuma e grantit | € 30,000 | ||
Direktivat e plotësuuara të BE’së | Direktivat për makineritë, mbetjet dhe artikujt për kontakt me ushqimin | ||
Ka investuar në | Makinë për gota letre, Printim Flexo me ngjyra, Makinë prerëse me formë | ||
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura | 35,19 MWh/në vit 12,19 t CO2/në vit |