Rritja e kapaciteteve prodhuese vendore

“Top Soft Papers” Sh.P.K. u themelua në vitin 2017 dhe fillimisht filloi prodhimin e faculetave me vetëm tre punonjës dhe vetëm tre makineri të vogla. Deri më sot, kompania është rritur në një prodhues të produkteve të faculetave shtëpiake dhe sanitare duke furnizuar të gjitha zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë në Kosovë dhe shumë dyqane të vogla, duke rezultuar në një bazë të konsumatorëve prej më shumë se 900. Kompania është rritur në 21 punonjës dhe gama e produkteve përfshin një gamë e gjerë materialesh konsumuese shtëpiake, duke përfshirë edhe letrën higjienike.

Top Soft Papers ka investuar në linjën e prodhimit të rrotullave të letrës TKL për rrotullat e tualetit dhe faculetat e kuzhinës.

Niveli më i lartë i automatizimit ka ulur shkallën e ndërhyrjes manuale, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve. Efikasiteti i procesit është dukshëm më i lartë me makinën e re, duke rezultuar në një kursim energjie dhe reduktime të emetimit të karbonit.

Nivelet e rritura të prodhimit dhe cilësisë rrisin aftësinë eksportuese të kompanisë.

Pas verifikimit të suksesshëm të projektit, kompania mori një grant prej 15%, i financuar nga Bashkimi Evropian. Me këtë investim, kompania tani përmbush një shumëllojshmëri të gjerë të standardeve evropiane, duke përfshirë:

  • Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 17 maj 2006 mbi makineritë dhe ndryshimin e Direktivës 95/16/EC (e riformuar).
  • Direktiva 2014/35/BE në lidhje me vënien në dispozicion në treg të pajisjeve elektrike të projektuara për përdorim brenda kufijve të caktuar të tensionit.
  • Direktiva 2014/30/BE për harmonizimin e ligjeve të shteteve anëtare në lidhje me përputhshmërinë elektromagnetike.
Shuma e huasë€ 190,000
Shuma e grantit€ 28,500
Direktivat e plotësuuara të BE’sëDirektivat për përputhshmërinë elektromagnetike të makinerive, pajisjeve elektrike
Ka investuar në linjë e prodhimit të rrotullave të letrës TKL
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura54.84 MWh/në vit
19.00 t CO2/në vit
Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.