zgjerimi i biznesit duke u kujdesur për mjedisin

Flexograf SH.P.K.është një kompani e specializuar në industrinë e printimit dhe flexo-printimit. E themeluar në vitin 2012, kompania është bërë një konkurrente e njohur në tregun e shërbimeve të shtypjes. Kompania ofron një larmi të gjerë printimit në paketim,  etiketave vetë-ngjitëse, etiketa të mbështjellura dhe produkte të ngjashme të printuara për industritë ushqimore dhe jo-ushqimore. Ka pesë departamente (dizenjimi, përgatitja e klisheve, shtypja, petëzimi dhe prerja) dhe operon aktivitetet e saj në një lokacion të ri prodhimi me 5,000 m2. Kompania investon në teknologjitë më të fundit, në marketing por edhe në zhvillimin profesional të 45 punonjësve të saj. Stafi është kreativ dhe profesional, i gatshëm për t’i udhëzuar klientët në zhvillimin e paketimit që pasqyron nevojat dhe specifikimet e produktit, të dizajnuara për të nxjerrë në pah pozicionimin e favorshëm të çdo lloj produkti dhe duke u prodhuar me standardet më të larta të cilësisë.

Gjatë dy viteve të fundit, kërkesa për produktet e Flexograf u rrit ndjeshëm në tregun vendor si dhe ne tregjet ndërkombëtare. Prandaj kompania vendosi ta zgjerojë kapacitetin e saj duke investuar në makineri të reja. Flexograf zgjodhi një makinë të re për printim digjital (Digital Imaging machine) për të përmbushur kërkesat e reja për kapacitetin e shtypjes.

Përveç se makineria e re zëvendësoi një makinë 20-vjeçare, investimi rezultoi në shumë përfitime. Krahas rritjes së dëshiruar të produktivitetit, teknologjia më e re funksionon pa tretës, duke ulur ndjeshëm përdorimin e materialeve të rrezikshme nga kompania dhe emetimin e aromave të dëmshme, duke përmirësuar përfundimisht Shëndetin dhe Sigurinë në Punë të punëtorëve. Për më tepër, makina e re ka standardizuar dhe thjeshtuar lloje të ndryshme të proceseve të shtypjes dhe harxhon më pak energji sesa makina që e zëvendëson.

Kompania fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:

    • Rregullorja (KE) Nr. 1935/2004 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 27 Tetorit 2004 mbi materialet dhe artikujt që synojnë të vijnë në kontakt me ushqimin
    • Direktiva 2006/42 / EC për makineritë
    • Direktiva 2014/35 / BE mbi Harmonizimin e Ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me Pajisjet Elektrike të Projektuara për Përdorim brenda Kufijve të Tensionit të Caktuara
    • Direktiva 2014/30 / BE për harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me pajtueshmërinë elektromagnetike

 

Vlera e kredisë

 

€ 140,000

Vlera e grantit

 

€ 21,000

Direktivat e BE-së të plotësuara

 

 

Rregullorja për materialet që janë të synuara të vijnë në kontakt me ushqimin, direktivat për makineritë dhe pajtueshmërinë elektromagnetike

Investuar në

 

 

Makinë e re për shtypje digjitale

Kursimet e energjisë

Reduktimi i CO2

 

43.90 MWh/vit

 

15.20 t CO2/vit

 

Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.