PLASTIKA SHPK reciklon mbetjet plastike, i përpunon mbetjet në kokrriza/granulate dhe i shndërron ato në produktin përfundimtar si foli, foli metalike, termo foli, stretch foli për bujqësi dhe përdorim në ndërtimtari.
Kompania krijon një efekt jashtëzakonisht pozitiv në mjedisin jetësor, duke recikluar një sasi të madhe të mbeturinave plastike në të gjithë Kosovën. Përgjatë viteve, kompania ka zhvilluar modelet e saj të biznesit duke filluar nga grumbullimi i mbeturinave plastike, deri te reciklimi dhe së fundmi deri tek prodhimi i materialeve plastike.
Kërkesa për shërbimet dhe produktet përfundimtare të kompanisë u rrit ndjeshëm, gjë që e ka inkurajuar atë të shkallëzojë kapacitetet e reciklimit të mbetjeve plastike dhe të rrisë prodhimin e saj të materialeve të bëra nga mbeturinat plastike. Produktet përfundimtare të kompanisë Plastika eksportohen kryesisht në Evropën Juglindore (EJL) dhe në vendet e BE-së.
Për të realizuar planet e saj të zgjerimit, kompania investoi në një makinë të re për reciklimin e mbeturinave plastike EREMA INTAREMA 1512 TVEplus Plant Pelletising. Makina e re do të përdoret si njësia kryesore e reciklimit nga kompania, duke lejuar kompaninë të korrë përfitimet e konsumit më të ulët të energjisë, kapaciteteve më të larta prodhuese dhe teknologjisë së përparuar. Makina siguron përdorimin efiçient të energjisë, ndërsa pothuajse dyfishon kapacitetin prodhues të Plastika.
Kompania fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 600,000 | |
Vlera e grantit | € 90,000 | |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Direktiva për mbeturinat dhe shfuqizimin e direktivave të caktuara, paketim dhe mbeturinat e paketimit, ekodizajn dhe direktivat për makineri | |
Investuar në | makinë e re për reciklimin e mbeturinave plastike | |
Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura | 2,830 MWh/në vit981 tCO2/në vit |