NTSH Otrila është një entitet biznesi relativisht i ri, i cili fillimisht vepronte në fushën e otorinolaringologjisë si spital i përditshëm. Nga viti 2017, shërbimet e kompanisë janë zgjeruar në ortopedi dhe radiologji duke përfshirë një laborator të vendosur në një strukturë të re dhe moderne. Sot, Spitali Special për Otorinolaringologji dhe Ortopedi “Otrila” mbulon me sukses rreth 70% të tregut kosovar në fushën e operacioneve estetike të hundës (Rhinoseptoplastka) me klientë vendas por edhe të huaj që besojnë në shërbimet e tyre.
Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, klinika investoi në blerjen e një sistemi skanimi tomografik të ri me një sistem të kompjuterizuar të injektimit të tomografisë. Spitali Special Otrila tani ofron shërbime të plota për klientët e tij, që nga fillimi deri në fund të operacionit, duke rikthimin e klientëve.
Kjo makinë e re përmirësoi kushtet e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, pasi që mundëson fleksibilitet të plotë në vendin e punës duke e mbajtur stafin plotësisht të sigurt nga rrezatimi dhe duke i mundësuar ata në kryerjen e detyrave të tyre në një mënyrë të sigurt dhe të rehatshme.
NTSH Otrila fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian. Me këtë investim kompania tani plotëson një larmi standardesh evropiane, duke përfshirë:
Vlera e kredisë | € 200,000 |
Vlera e grantit | € 30,000 |
Direktivat e BE-së të plotësuara | Rregullorja që përcakton standardet themelore të sigurisë për mbrojtjen nga rreziqet që vijnë nga ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues, Rregullorja për pajisjet mjekësore |
Investuar në | Blerja e një sistemi të ri skanimi tomografik |