EBRD extends €5 million to Banka për Biznes in Kosovo
Programi i përkrahur nga BE për ta rritur konkurrueshmërinë e bizneseve të vogla në vend 5 milionë euro hua për Bankën për Biznes për kredidhënie për NVM lokale Kredi për bizneset e vogla dhe të
Mbështetja e NVM-ve për qasje në tregun e Bashkimit Evropian përmes konkurrueshmërisë së përmirësuar
Përmes kredive dhe granteve, Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë ndihmon në ngritjen e konkurrueshmërisë dhe kapacitetit të NVM-ve në tregtinë e tyre me konsumatorët e BE-së si edhe në tregjet vendore duke lehtësuar implementimin e projekteve investuese të duhura.
Ndërtimi i NVM-ve fitimprurëse në Kosovë
Perspektiva e anëtarësimit në BE shfaq shumë mundësi për NVM-të e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Sidoqoftë, progresi i adaptimit të acquis communautaire përfshin ndryshime të rëndësishme rregullative, duke shtuar nevojën për investime në mënyrë që ndërmarrjet të përshtaten me standardet e reja. Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë është zhvilluar për të ndihmuar NVM-të të plotësojnë rregullat e reja dhe të kuptojnë kërkesat për përmirësim në fushën e mbrojtjes së ambientit, mirëqenies dhe sigurisë në punë dhe kualitetit dhe sigurisë së produktit.
Programi i ri ofron kredi nga BERZH përmes bankave lokale partnere të kombinuara me një grant prej 15% të financuar nga fondet IPA të BE-së. Në kuadër të Programit ofrohet po ashtu edhe asistencë teknike që ju mundëson NVM-ve të optimizojnë nevojat investive për të arritur përpuethshmëri me Direktivat Prioritare të BE-së. Ndonjëherë një zgjidhje e lehtë mund të përmbush kriterin, por shpesh kërkohet një qasje më komplekse. Komponenti i asistencës teknike është dizajnuar për të adresuar pikërisht këtë.
Projektet mund të financohen me një ose shumë kredi me vlerë totale prej 1 milion EUR për kompani. Për t’i bërë investimet sa më të lehta, kompanitë mund të ndjekin dy prej qasjeve të ndryshme:
Kjo është për projektet ku investimet synohen për pajisje standarde, të cilat nuk kërkojnë vlerësime të komplikuara. Pajisjet standarde përfshijnë teknologji si bojlerët, kompresorët, sistemet PV, traktorët, dhe shumë të tjera. Pajisja në fjalë është vlerësuar dhe është para-aprovuar për përshtatshmëri nga njëri prej inxhinierëve tanë ndërkombëtar. Ju lutemi shikoni Selektorin e Teknologjisë për më shumë detaje.
Kjo është për projektet ku investimet synohen për projekte dhe pajisje të cilat kërkojnë vlerësime pak më të komplikuara. Projektet mund të financohen me një ose më shumë kredi me vlerë totale prej 1 milion EUR për kompani ose grup të kompanive. Projektet e investimit duhet ta përmirësojnë konkurrueshmërinë e kompanisë në çdo treg dhe të arrihet përmbushja e një ose më shumë Direktivave të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit, eficiencës energjetike, mbrojtjes në punë, sigurinë dhe kualitetin e produktit. Ekipi i ekspertëve ndërkombëtar do t’i qaset projektit dhe nëse ju dëshironi, do t’ju këshillojë në zgjedhje alternative të projektit që ta arrini qëllimin e dëshiruar.
GRANTI – Pas verifikimit të suksesshëm të projektit tuaj investues, ju e fitoni mundësinë për një rimbursim në formë granti në deri 15% – një mënyrë e mirë për të zvogëluar shpenzimet e financimit të investimit tuaj. Rimbursimi në formë granti financohet nga fondet IPA të BE-së.
KRITERE TË THJESHTA – Kreditë dhe grantet në Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë janë në dispozicion për çfarëdo investimi i cili ndihmon kompaninë tuaj të përmbushë direktivat e BE-së, duke rritur kështu potencialin tuaj të zgjerimit të tregut dhe të fitimeve.
PËRFITIMET E ZGJERIMIT TË EKSPORTIT TË BIZNESIT SI DHE TREGJEVE TUAJA NË SHTETIN TUAJ – Të gjitha investimet e pranueshme përmirësojnë kualitetin e produktit. Kjo ju mundëson të rrisni tregtinë e eksportit në Evropë, mirëpo kualiteti i përmirësuar ju përmirëson pozitën konkurruese në vend DHE jashtë vendit.
FITIME MË TË LARTA – Thjeshtë, të gjitha investimet e pranueshme mund të rezultojnë në zvogëlim të konsumit të energjisë dhe resurseve, duke ulur koston tuaj bazë dhe duke rritur avantazhin konkurrues si dhe mundësinë e fitimeve më të larta.
KONTRIBUIMI NË EKONOMINË E GJELBËR – Të gjitha investimet e përshtatshme zvogëlojnë ndotësit sic janë emetimet e gazrave të dëmshëm.
MBËSHTETJE FALAS NGA EKSPERTËT – Procedurat e kombinuara me asistencë teknike të ofruara nga ekipi ndërkombëtar i ekspertëve ju ndihmojnë të merrni rrugën e duhur drejt tregjeve të reja.
Programi i përkrahur nga BE për ta rritur konkurrueshmërinë e bizneseve të vogla në vend 5 milionë euro hua për Bankën për Biznes për kredidhënie për NVM lokale Kredi për bizneset e vogla dhe të
Historitë e Suksesit janë shembujt më të mirë praktik të kompanive të cilat kanë implementuar projekte nëpërmjet Programit. Kjo vërteton gamën e mundësive si dhe përfitimet që investitori mund të marrë.