Makineria e re ofron përfitime të shumta për kompaninë e zdrukthtarisë

Dardania Model është një kompani me traditë në prodhimin e produkteve të zdrukthtarisë. Lidhjet me biznesin e zdrukthtarisë datojnë që në vitet 1960 kur u hap biznesi i tyre i parë familjar për zdrukthtari në Ferizaj. Që atëherë kompania ka evoluar vazhdimisht.

Duke u fokusuar në produkte të cilësisë së lartë, Dardania Model ka arritur të bëhet një markë e njohur në prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe dritareve PVC, mobiljeve prej druri për kuzhina dhe dhoma gjumi. Duke pasur parasysh traditën e saj të gjatë të biznesit dhe performancën e lartë, kompania tashmë është vendosur në tregjet e BE-së dhe në ditët e sotme 40% e shitjeve të saja janë eksporte në vendet e BE-së. Kjo rritje dhe kërkesa e shtuar për produktet e saj, e ka shtyrë kompaninë të zgjerojë dhe modernizojë më tej objektet e saj të prodhimit me një linjë të re të prodhimit të PVC dhe ngjyrosjes së lëndëve të para.

Me ndihmën e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, kompania bleu një sharrë elektrike plotësisht të automatizuar, një makinë automatike me kanal uji per profile te PVC, një linjë saldimi dhe pastrimi të këndeve PVC, një tavolinë montimi kornizash, një makinë automatike spërkatëse dhe një makinë lëmuese me furçë.

Dardania Model fitoi ndihmë teknike falas për të optimizuar projektin e saj të investimit dhe gjithashtu fitoi grant në vlerë prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit, financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky investim do të sjellë shumë përfitime të ndryshme. Së pari, ky investim do të ketë një efekt pozitiv në mjedis duke udhëzuar kompaninë në mbajtjen e evidencës së lëndës së parë të çertifikuar me FSC për të treguar gjurmueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në materialet e përdorura prej druri.Gjithashtu, ndërsa makinat e reja janë plotësisht të automatizuara, efikasiteti i procesit dhe komoditeti i punonjësve janë rritur, duke siguruar një kryerje më të sigurt dhe më të lehtë të detyrave.

Investimi i ri përputhet me standardet e BE-së për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe përmirëson cilësinë e produktit. Niveli më i lartë i automatizimit ndihmon gjithashtu në standardizimin dhe thjeshtimin e dizajnit të drurit të përpunuar, formësimin e drurit dhe përpunimin e mëtejshëm.

Me këtë investim kompania tani përmbush një shumëllojshmëri të gjerë të standardeve evropiane, duke përfshirë:

  • Rregullorja (BE) Nr. 995/2010 që përcakton detyrimet e operatorëve që vendosin lëndë druri dhe produkte druri në treg.
  • Direktiva 2006/42 / KE për makineritë, dhe ndryshimin e Direktivës 95/16 / KE (e riformuluar);
  • Direktiva 1999/92 / KE mbi kërkesat minimale për përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve potencialisht në rrezik nga atmosferat shpërthyese;
  • Direktiva 2010/75 / BE për Emetimet Industriale (parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes), riformuluar, Tekst me EEA.

Vlera e kredisë

€ 195,720

Vlera e grantit

€ 29,358

Direktivat e BE-së të plotësuara

Rregullore mbi makineritë, kërkesat minimale për përmirësim të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit të puntorëve direktivat mbi emitimet industriale

Ka investuar në

Blerja e makinerisë së re

Kursimet e energjisë dhe emitimet e CO2 të shmangura

21.10 MWh/ në vit

6.53 tCO2// në vit

 

Cookie Consent with Real Cookie Banner
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.